Zv/ kryeministri Erion Braçe mbrëmjen e sotme përmes një postimi në Facebook ka ndarë një lajm të trishtë për të gjithë socialistët. Kujtim Rrusho, një “socialist themeli” sikur e cilëson vetë Braçe, ka ndërruar jetë. Braçe i zgjedhur deputet në Lushnje, thotë se Rrusho nga Gradishti nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist.
“Kujtim Rrusho ishte nje socialist! Nje burre, nje bashkeshort, nje baba, nje familjar i mire; nje socialist themeli, i drejte, i ndershem, i sakrifices, kurre nuk u terhoq as ne ditet me te renda te terrorit fashist;
i plagosur nga e njejta bande e shtetit, i qendroi dhunes barbare e mbrojti qindra socialiste te tjere ne Gradishte e mijera te tjere ne Lushnje! Sot u ndal per te udhetuar ne nje bote me te mire; prehu ne paqe Kujtim” shkruan Braçe./ Abcnews.al