Shkrimtari, Besnik Mustafaj është vlerësuar në Itali me çmimin e lartë “Virtyti dhe dija” me motivacionin “Person i Moralit të Lartë, shkrimtar, ish-Ambasador i Shqipërisë në Paris dhe Ministër i Jashtëm në epokën post-komuniste, për dënimin e të gjitha formave të totalitarizmit dhe diktaturës në veprat e tij, për luftën e tij për liritë, për nxitjen e tij të pandërprerë për të rezistuar dhe reaguar kundër çdo forme të shtypjes politike “.
Ai është vlerësuar nga Gentiana Mburimi, Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë.
Çmimi, në fjalë është i promovuar nga shoqata “MediterraneaMente”, në marrëveshje me Komunën e Porto Cesareo, e ka marrë emrin nga vargjet e famshme të Komedisë Hyjnore me të cilën Uliksi, duke iu drejtuar dinjitetit intim njerëzor, udhëheq shokët të tij të udhëtimit, duke i inkurajuar ata të lundrojnë përtej shtyllat e Herkulit. Një ngjarje që përqendrohet në Mesdhe, detin që bashkon popujt, kulturat e ndryshme dhe fetë e ndryshme rreth tij; deti që formoi civilizimet, që i bashkoi dhe i ndau, i cili i pa ata në kushte të mira dhe gjithashtu në konflikte të rënda. Mesdheu, deti që po pëson një kërcënim mjedisor në rritje, deti në të cilin mijëra migrantë humbin jetën, në një përpjekje për të arritur brigjet italiane, greke dhe spanjolle.
Fituesve u është dhënë statuja e perëndisë “Thot”, hyjnia egjiptiane e shkencës dhe mençurisë, që daton nga shekulli i gjashtë para Krishtit, i gjetur në detin e Porto Cesareo në 1932 dhe i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Taranto./abcnews.al/