Probleme për Benfikën, klubin e madh portugez. Presidenti Luis Filipe Vieira, i cili qëndron në krye të “Shqiponjave të Lisbonës prej vitit 2003, është arrestuar ditën e sotme në Lisbonës sipas raportimeve të SIC Noticias.
72-vjeçari nga përfunduar në pranga bashkë me sipërmarrësin Antonio dos Santos, i cili ka aksione në klubin luzitan. Presidenti i Benfikës akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash. Hetimet u kryen nga Agjencia e të Ardhurave,
Kërkimet u kryen sot në stadiumin Da Luz, në selinë e Novo Banco dhe në kompani të lidhura me sipërmarrësin Jose Antonio dos Santos, në një operacion të kryer nga më shumë se njëqind agjentë të PSP dhe Inspektoratit Tatimor.
Nascer do Sol zbuloi se presidenti dyshohet gjithashtu për krimin e shkeljes së besimit në lidhje me milionat e marra nga shitja e 25% të kapitalit të Benfica SAD tek një sipërmarrës i huaj. /abcnews.al