Adrian Aliaj, tashmë menaxher që operon në Kroaci dhe Itali më së shumti, ka rikthyer pas në kohë Federatën Shqiptare të Futbollit. Në rrjetet sociale është postuar goli i paharrueshëm ndaj Greqisë që sapo ishte shpallur kampione Europe.
Veç videos së golit, në dukje vihen shifrat “pikante” të mbrojtësit me kombëtaren shqiptare dhe veçohet numri i lartë i golave, duke pasur parasysh që vlonjati luante si mbrojtës.
“A e dini se? Adrian Aliaj është një nga mbrojtësit që ka shënuar më shumë gola me Kombëtaren shqiptare. Në 29 prezenca kuqezi, vlonjati ka shënuar 8 gola.
Adriani mbante veshur bluzën me numrin 11 në Kombëtare, njësoj sikur të ishte sulmues. Ai debutoi me Shqipërinë më 13 shkurt 2002.
Aliaj mbahet mend edhe për super-golin që realizoi ndaj Greqisë në fitoren e madhe 2-1 më 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”. Ju ftojmë ta shijoni edhe një herë këtë kryevepër”, shkruhet në postimin e FSHF-së. /abcnews.al
? ? ???? ??❓
??Adrian Aliaj në 29 prezenca kuqezi, ka shënuar 8️⃣ gola. Ai mbante veshur ? me numrin 11 në ??.
?Debutoi me ?? më 13.02.2002.
Aliaj mbahet mend edhe për super-golin që realizoi ndaj Greqisë në fitoren e madhe 2-1 më 4 shtator 2004 në ?“Qemal Stafa”. pic.twitter.com/cbeWjI3hrP— FSHF (@FSHForg) July 7, 2021