Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

737 viktima nga Covid në 24 orë në Rusi

schedule13:36 - 7 Korrik, 2021

schedule 13:36 - 7 Korrik, 2021

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor. Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur brenda 24 orëve të fundit dhe  23 mijë e 378 raste të reja.

Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur më shumë se dyfish në krahasim me muajin e kaluar: nga mesatarja e 9,000 të infektuarve në ditë në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë.

Sipas autoriteteve shëndetësore vendase, shkaku i shtimit të infektimeve është varianti “Delta” i covid. Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është rreth 60% më ngjitës se variantet e mëparshme.



Në Rusi, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, qeveria ende nuk ka paraqitur ndonjë plan për izolimin e vendit. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 184 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.

Vendi më i dëmtuar nga Covid është SHBA-ja, me mbi 33 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 605,000 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!