Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në banese.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Koplik ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ndodhet në gjendje të rëndë kryefamiljarja Sadete Kukaj.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si pasojë e shpërthimit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.
Ndërkohë si pasojë e flakëve Kukaj ka marrë plagë në trup dhe është nisur drejt Tiranës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin./abcnews.al