Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kënga e re e Rita Orës nuk njeh limite, renditet e treta në Mbretërinë e Bashkuar

schedule21:30 - 6 Korrik, 2021

schedule 21:30 - 6 Korrik, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re.

“You For Me” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigala, është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa në pak ditë pritet të publikohet edhe klipi, i cili do të jetë mjaft veror.

Sapo u lancua kjo këngë ka shënuar menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm, duke ngjallur interesim të madh te fansat e këngëtares. Për momentin, kënga renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

Ka qenë vetë Rita që ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!