“Jam në klubin e ëndrrave”, goleadori serb refuzon Milanin për Ajaxin

schedule22:59 - 6 Korrik, 2021

schedule 22:59 - 6 Korrik, 2021

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe mes alternativave për të ardhur në “San Siro” ishte edhe ylli i Ajax, Dusan Tadic, që shkëlqen prej disa sezonesh në Amsterdam.

Flitej për interes konkret dhe ofertë të Milanit, por gjithçka është anuluar nga vetë lojtari, që po jeton ëndrrën te Ajax dhe ka në plan të mbyllë karrierën në “Johan Cruyff Arena”.

“Do të qëndroj te Ajax, ky është klubi im i ëndrrave”, mësohet të jetë shprehur sulmuesi, duke i mbyllur derën gjithë ofertave në drejtim të tij. /abcnews.al

 

Dusan Tadic