Haiko Maas bën thirrje për heqjen e kufizimeve në Gjermani

schedule14:10 - 6 Korrik, 2021

schedule 14:10 - 6 Korrik, 2021

Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas  dhe shumë politikanë dhe ekspertë të tjerë janë në favor të heqjes së masave në gusht.

Shumica e gjermanëve po bëjnë thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve për njerëzit e vaksinuar, sipas një sondazhi të ri.

“Sapo të gjithë njerëzit në Gjermani të jenë vaksinuar, nuk do të ketë më asnjë justifikim politik ose ligjor për çdo kufizim,” i tha Maas Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA.

51% e gjermanëve që bëjnë thirrje për heqjen e masave për koronavirusin për individët plotësisht të vaksinuar nga shtatori argumenton, sipas një sondazhi nga Instituti YouGov.

39% shprehin mendimin e kundërt. Në grupmoshën 18-33 vjeç, vetëm 33% e të anketuarve janë pro heqjes së kufizimeve për njerëzit e vaksinuar, por në të gjitha grupmoshat e tjera, përqindja përkatëse tejkalon 50%. /abcnews.al