Pandemia nxori në pah rëndësinë e higjienës sidomos në ambientet spitalore po edhe dezinfektimin e ambienteve në çdo zonë. Por jo të gjitha sistemet e pastrimit të ajrit janë efektive.
Pra, është e rëndësishme që një profesionist i sistemit shëndetësor ose një sipërmarrës të vendosë se cili është sistemi më i mirë kundër virusit SARS-CoV-2. Studimet shkencore kanë treguar se është e vështirë të neutralizosh një patogjen në ajër kur ai ka qenë në gjendje të depërtojë në trupin e njeriut përmes traktit respirator, siç është rasti i koronavirusit.
Kjo është arsyeja pse trajtimi më i mirë është parandalimi!
Sot ekzistojnë sisteme të përparuara të pastrimit dhe dezinfektimit të ajrit që mund të eliminojnë në mënyrë efektive përhapjen e patogjenëve. Në fakt, këto sisteme janë testuar në spitale dhe kanë marrë aprovimin e nevojshëm nga agjenci të tilla si Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) SHBA dhe në Bashkimin Europian.
Një teknologji e provuar efektive për neutralizimin e patogjenëve është Rrezatimi Germvrasës ultraviolet, gjithashtu edhe sistemet më moderne të kondicionimit të ajrit, bazuar në teknologjinë e filtrit HEPA, të cilat thjesht filtrojnë ajrin pa neutralizuar patogjenët e dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Aerobiotix, Inc., një udhëheqës botëror në dezinfektimin dhe pastrimin e ajrit, është përqendruar në sisteme të sofistikuara pastrimi të bazuara në UVGI. Në fakt, sistemet e tij janë testuar nga Instituti Amerikan Battelle, sipas të cilit UVGI eliminon 100% virusin.
Për më tepër, janë kryer dhe botuar studime të tjera gjatë tetë viteve të fundit dhe kanë arritur në përfundimin se Aerobiotix, Inc. sistemet e pastrimit të ajrit zvogëlojnë infeksionet deri në 100%, ndërsa neutralizojnë viruset me 100% dhe bakteret me 99.97% ./abcnews.al