Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçare, e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj. Sipas uniformave blu është arrestuar A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin.
Kjo e fundit ditën e djeshme ka rrahur kunatën Dava Ndoj 34 vjeçe, duke i shkaktuar plagë.
Lexo edhe: Sherri mes kunatave, flet babai i 33-vjeçares: E sulmoi e gjithë familja, ishte me urdhër mbrojtje
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al