ABC sjell pamje nga godina e Bashkisë e Lushnjes dhe zyra e shërbimeve, ku ditën e sotme FNSH dhe RENEA finalizuan sot arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe dhe 11 personave të tjerë me akuzën e abuzimit me tenderat.
Nga pamjet që ABC ka siguruar duket furgoni i forcave RENEA i parkuar në anë të këtij institucini si dhe efektivët që mbajnë nën kontroll situatën në këtë godinë pasi aksioni është ende në vazhdim.
Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.m.v/abcnews.al