Gjermania do të heqë të gjitha masat sociale dhe ekonomike, pasi e gjithë popullsia të vaksinohet, tha në një deklaratë ministri i jashtëm Heiko Maas. Rreth 56.5% e personave në Gjermani kanë marrë të paktën një dozë dhe pothuajse 39% janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
“Në momentin që të gjithë personat do të jenë vaksinuar kundër Covid, nuk ka më një justifikim ligjor ose politik për çdo lloj kufizimi,” tha Maas Sueddeutsche Zeitung.
Dhe kjo ka gjasa të ndodhë gjatë gushtit, shtoi ai.
Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar gjithashtu se të gjithë personat në Gjermani do të vaksinohen deri në 21 shtator. Gjatë muajit janar Maas ishte ministri i parë i qeverisë gjermane që bëri thirrje për lehtësimin e kufizimeve për njerëzit e vaksinuar dhe sugjeroi që ata duhet të lejohen të shkojnë në kinema apo në restorante. s.ba/abcnews.al