70% e rasteve të reja në Irlandë janë varianti Delta, sipas një njoftimi nga autoritetet shëndetësore. Vendi ka regjistruar 365 raste në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 274,306 dhe 5,000 viktima që nga fillimi i pandemisë
Kryeministri irlandez Michal Martin tha se më shumë se 50% e popullsisë (4.9 milion) është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Gjithashtu vendi ka lehtësuar masat, duke rritur numrin e grumbullimeve apo evenimenteve të ndryshme deri në 50 të ftuar.
Ndërkohë Certifikata Evropiane Digjitale, e cila hyri në fuqi në 1 Korrik, do të jetë e vlefshme nga 19 Korrik./abcnews.al