Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Glloboqicë të Komunës së Dragashit. Sipas mediave në Kosovë, raportohet se një i mitur është plagosur me pushkë teksa po luante me shokët e tij.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ku tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur derisa të miturit që ishin të afërm mes vete, po luanin me një pushkë gjuetie brenda një dhome.
I plagosuri sipas Osmanollajt ka lëndime të rënda dhe momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Kujtojmë se fshati Glloboqicë i përket trevës së Gorës në Komunën e Dragashit dhe banohet nga qytetarët e komunitetit goran./abcnews.al/