Kane: Santo trajner i shkëlqyer, fjalët e Paraticit ma mbushën zemrën

schedule22:37 - 5 Korrik, 2021

schedule 22:37 - 5 Korrik, 2021

Tifozët e Tottenham shpresojnë që Harry Kane të mos largohet. Drejtuesit e klubit po rezistojnë dhe deri tani kanë refuzuar çdo ofertë që ka ardhur në drejtim të kapitenit.

Goleadori po luan Euro 2020 me Anglinë, që të mërkurën zhvillon duelin gjysmëfinal ndaj Danimarkës. Kane ka folur për TalkSport rreth zhvillimeve të fundit në klubin londinez.

Në stol do të ulet Nuno Espirito Santo, teksa drejtori i ri sportiv është Fabio Paraticin. Të parin e vlerëson për atë që ka bërë me Wolves, ndërsa drejtuesin italian e falënderon për fjalët e bukura.

Sa herë që vjen një menaxher i ri klubi rrethohet nga entuziazmi dhe emocionet pozitive. Unë nuk kam folur deri tani me Nuno Espirito Santo, pasi jam i grumbulluar me kombëtaren dhe jam i fokusuar totalisht tek Euro 2020.

Shpresoj të zgjasë edhe një javë kjo situatë… Nuno është një trajner i shkëlqyer, ai ka bërë shumë mirë me Wolves, e ka bërë ekipin të prodhojë një futboll të bukur.

Paratici? As me të nuk kam biseduar akoma. Pas Euro 2020 do të marr disa ditë pushime, kështu që do të flas në telefon me Paraticin, do kemi mundësinë të njihemi.

Të marrësh komplimente nga personalitete të mëdha të futbollit është fantastike, mbushesh me besim dhe motivim. Më pëlqyen fjalët e tij“, deklaroi Kane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!