Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut regjistron 6 raste të reja me Covid dhe asnjë humbje jete në 24 orë

schedule16:49 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:49 - 5 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus nga 1,650 teste të kryera.

Të infektuarit u konfirmuan, pesë në Shkup dhe një në Kumanovë.  Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar sot 27 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Për ditën e sotme, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur 155,716, prej tyre 150,100 janë të shëruar. Personat që nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me sëmundjen janë 5,486, ndërsa numri i rasteve aktive është 130. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!