Ministri i Shëndetësisë në Itali: Janë administruar 54 milion doza, rrezik variantet e reja

schedule16:56 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:56 - 5 Korrik, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza është shprehur se vaksina është arma më e rëndësishme për të luftuar Covid-19.

Gjithashtu ai thekson se punonjësit shëndetësore duhet të jetë të vaksinuar dhe të siguruar që të punojnë me të gjitha kushtet.

Më tej ai thotë se deri më sot janë administruar 54 milion doza kundër Covid, por pavarësisht procesit të vaksinimit Speranza bën thirrje për kujdes të shtuar për shkak të përhapjes së variantit Delta.

“Sot ne do të tejkalojmë 54 milion doza të administruara, pandemia nuk ka mbaruar dhe pavarësisht procesit të përshpejtuar të vaksinimit, infeksionet mund të përhapen, kryesisht për shkak të variantit Delta”, ka thënë ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!