Atmosfera dhe emocionet po rriten, edhe pse Roberto Mancini tenton të ruajë qetësinë dhe të mbajë djemtë e tij larg euforisë. Italia zhvillon gjysmëfinalen e Euro 2020 përballë Spanjës nesër në mbrëmje (Wembley, 21:00).
Trajneri i kombëtares italiane ka folur për Sky Sport rreth takimit me skuadrën e Luis Enrique. “Spanja e ka në ADN-në e saj lojën me top tokazi dhe shumë pasime. Sigurisht që janë para nesh në këtë drejtim.
Nesër pres një ndeshje zbavitëse, të shohim në fund se si do të shkojë. Më intrigon shumë kjo përballje, pasi do të luajmë në finale nëse ia dalim të fitojmë.
Uroj që djemtë të luajnë një futboll të bukur, do të jetë një ndeshje komplet ndryshe nga ajo me Belgjikën. Nesër do të kemi përballë një kundërshtar të fortë.
Gli #Azzurri abbracciano #Spinazzola
Torna presto Leo! ??#Coverciano#Nazionale ?? #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/MVPbtembju— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Vivo_Azzurro) July 3, 2021
Finalja? Anglia nuk ka pësuar akoma gol, ndërsa Danimarka ka hasur vështirësi, por e meriton të jetë në gjysmëfinale. Ne jemi Italia dhe shpresoj të luajmë si Italia“.
Në fund një koment për dëmtimin e Leonardo Spinazzolës (6 muaj jashtë). Vendin e romanistit në krahun e majtë do e marrë Emerson Palmieri, një tjetër ish-lojtar i Romës.
“Janë dy lojtarë të ndryshëm, por Emerson është i shkëlqyer. Jemi të lumtur që operacioni i Spinazzolës shkoi mirë. Na vjen shumë keq për atë që ndodhi, por rëndësi ka që të rikuperohet sa më shpejt“, theksoi Mancini. /abcnews.al