Një 39-vjeçar me iniciale M.M. në Sarandë ka rënë pre e një sulmi me shkopa bejzbolli mesditën e sotme. Gazetarja Silvi Sulaj raporton për ABC se kanë qenë disa persona të cilët kanë dalë nga tre automjete duke sulmuar 39-vjeçarin.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale. 39-vjeçari tashmë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në Komisariatin e Sarandës, për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. m.v/abcnews.al