Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeff Bezos largohet nga drejtimi i Amazon pas 27 vitesh

schedule14:23 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:23 - 5 Korrik, 2021

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është larguar zyrtarisht nga detyra si shefi ekzekutiv i kompanisë, për t’ju përkushtuar projekteve të tjera, duke filluar me një udhëtim hapësinor në 20 Korrik. Ai do të mbajë një rol të rëndësishëm në kompani, të cilën e themeloi 27 vjet më parë, duke mbetur kryetar ekzekutiv i bordit.

Sipas revistës Forbes, Bezos aktualisht ka një pasuri prej rreth 200 miliardë dollarësh. Andy Jassy, që do të zëvendësojë miliarderin, iu bashkua kompanisë në 1997 dhe ka udhëhequr platformën e saj, Amazon Web Services (AWS), që nga viti 2003.

Jeff Bezos sells $3.5bn of Amazon shares in a week | Financial Times

Bezos pritet të udhëtojë së shpejti në hapësirë në fluturimin e parë njerëzor të “Blue Origin”. Richard Branson i “Virgin Galactic” është zotuar të mundë shokun e tij miliarder në një fluturim hapësinor provë më 11 korrik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!