Kryeministri i ri i Izraelit i dërgon letër Kurtit: Faleminderit që hapët ambasadë në Jeruzalem!

schedule12:22 - 5 Korrik, 2021

schedule 12:22 - 5 Korrik, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot një letër nga kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, si përgjigje për letrën që Kurti ia kishte dërguar atij para disa javësh.

Bennett e falenderon Kurtin në emër të Qeverisë së tij për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Në emër të Qeverisë së Izraelit, ju falenderoj juve sërish për hapjen e ambasadës këtu në Jerusalem, kryeqytetin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar kryeministri izraelit.

Duke e falënderuar për letrën, Bennett u shpreh mirënjohës që Kurti ndau pikëpamjet e tij lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju”, thuhet ndër tjerash në letër.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!