Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikonstruksioni i markatës, tregtarët e Durrësit ngrihen sërish në protestë

schedule09:59 - 5 Korrik, 2021

schedule 09:59 - 5 Korrik, 2021

Tregtarët e fruta-perimeve Durrësit janë mbledhur sërish për të protestuar mëngjesin e kësaj të hëne. Për shkak të rikonstruksionit të markatës tregtarët duhet të boshatisin tregun në mënyrë në mënyrë që t’i hapin rrugën punimeve.

Sipas tyre vendi i caktuar nga bashkia ku ata mund të vijojnë punën e tyre nuk plotëson kushtet e nevojshme. Për këtë arsye janë ngritur sërish në protestë për të kundështuar këtë vendim.

“Ky nuk është vend për të tregtuar. Nuk plotëson asnjë lloj kushti. Kërkojmë vend ku të mbyllet malli. Sikur të vijë AKU merr gjobë direkt,” thotë një tregtare.

Kjo është hera e dytë që tregtarët protestojnë brenda pak ditësh. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!