Max Verstappen, sërish “mbret” në Austri, në një garë të dominuar nga fillimi në fund. Piloti holandez e mbylli i pari garën dhe përfitoi nga renditja e Lewis Hamilton në vendin e katërt.
Tashmë diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme ka shkuar në 32 pikë. Verstappen do tentojë deri në fund për të fituar titullin e parë kampion në Formula me skuderinë Red Bull.
Verstappen në garën e sotme la pas pilotin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa vendin tjetër në podium e mori Norton, i cili vazhdon të renditet në zonën e pikëve.
Sanz me Ferrari mori në fund vendin e pestë, përpara Perez të penalizuar, kurse “Kokëkuqja” tjetër me Leclerc në timon e mbylli në vendin e tetë garën. /abcnews.al