Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Për 14 prej tyre, GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Ndërkohë prokurori Maskim Sota, drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Zylyftari janë lënë në arrest shtëpie.
Arrest me burg
Aleks Memaj
Aleksandër Neço
Mareglen Çaçi
Shkëlzen Kamberi
Klajdi Ademi
Erind Hysomenaj
Elton Kushi
Saimir Kurti
Malton Lleshi
(Çezar Gjomeno)
Ilir Gaba
Geri Zylyftari
Artan Zylyftari
Erlind Zylyftari
Arrest shtëpie
Luan Zylyftari
Artur Krasniqi
Ilirjan Balla
Maksim Sota
Në dosjen e siguruar nga abcnews.al shpjegohet me detaje të gjithë struktura e grupit kriminal të drogës, ku shqiptarët e akuzuar në bashkëveprim me shtetas italian dhe shqiptarë që ndodheshin në Itali kanë zhvilluar këtë transport të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota. m.v/abcnews.al