Operacioni “Shpirti”, dalin sot para GJKKO 28 të arrestuarit e SPAK për trafikun e drogës

schedule11:29 - 4 Korrik, 2021

schedule 11:29 - 4 Korrik, 2021

28 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar antipdrogës të koduar “Shpirti” do të dalin sot para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të akuzuarit e këtij operacioni, prokurori Maksim Sota, Iliriajn Balla dhe  Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre dhe janë aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kanë kërkuar moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme dhe transferim të çështjes në gjykatën kompetente.

Kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja.

Kujtojmë se dy ditë më parë, SPAK njoftoi se ka goditur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë një grup të të trafikut të drogës që nisej nga Shqipëria për të shkuar në Itali e për t’u shpërndarë më pas në vendet e BE.

Në total u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Zyrtarët e arrestuar

Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm. /abcnews.al/