Harry Kane shënoi dy gola në fitoren 4-0 që Anglia mori ndaj Ukrainës dhe u shpall “Njeriu i Ndeshjes” nga UEFA. Anglezi, për mediat dhe për BBC në veçanti, deklaroi:
“Ishte një mbrëmje fantastike, duhet të vazhdojmë kështu ndeshje pas ndeshje. Ishim favoritë për ta fituar këtë ndeshje. Kishte shumë presion dhe pritshmëri për lojën tonë. Një tjetër ndeshje pa pësuar gol dhe katër gola të shënuar. Ishte mbrëmja perfekte për ne.
Disa prej nesh kanë luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë dhe e dimë sa të dhemb të mos shkosh deri në finale e më pas ta fitosh trofeun. Ka qenë një turne i shkëlqyer deri tani. Kemi një vizion se ku duam të jemi dhe është fitimi i turneve të mëdha.
Do jetë e pabesueshme për ne ta luajmë gjysmëfinalen në Wembley. Çfarë momenti për ne si ekip, si komb! Shumë prej nesh nuk do kenë mundësi të luajnë më në një ndeshje të madhe si kjo, apo në një turne të madh. Ky është rasti për ne, mundësia dhe duhet ta kapim me të dyja duart”. /abcnews.al