Phillipe Coutinho nuk e di të ardhmen e tij, por e sigurt është se ai nuk “shkel” më në Barcelonë. Braziliani aktualisht i dëmtuar, duke u rikuperuar nga problemet fizike, ndërsa agjenti i tij po mundohet të gjejë një destinacion.
Dëshira e Coutinho është të kthehet te Liverpool, por Klopp i ka mbyllur derën duke i bërë të qartë se nuk e ka më në preferencat e tij. Një opsion shumë i bujshëm është Milani. Agjenti Kia Joorabchian mësohet të ketë zhvilluar kontaktet e para me kuqezinjtë.
Te Milani Coutinho do mbulonte hapësirën e lënë nga Calhanoglu, me Barcelonën, që do ishte e gatshme ta linte edhe në huazim, thjesht për të shpëtuar nga paga e lartë e brazilianit. Leicester gjithashtu është një destinacion i mundshëm për Coutinho. /acbnews.al