Pas temperaturave të larta të verës, shumë turistë vendas kanë preferuar ti drejtohen zonave malore. Një nga destinacionet e preferuara ka qenë zona e Parkut Kombëtar në Malet e Sharit, zonë e cila shtrihet në Shqipërinë verilindore, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Natyra ka dhuruar bukuritë përrallore, në bjeshkët, malet, alpet shqiptare ndërsa udhëtimi ynë ka destinacion Parkun Kombëtar në Malet e Sharrit, ndërsa e konsideronim një zonë të virgjër.
Peisazhi i Parkut Kombëtar të Sharrit është impresionues. Turizmi malor në këtë zonë është tregues i qartë i vlerave të natyrës dhe bukurive që ofron ky park.
Për të shkuar në këtë zonë rruga duket disi e vështirë nga ngjitjet malore, por panorama e lehtëson udhëtimin.
Një rruge e asfaltuar dhe gjarpëron mes pyllit. Zaplluzhe quhet fshati i vogël me shumë histori por me një numër të vogël banorësh.
Sa më shume të ngjitësh në këto bjeshkë aq dhe më shumë ulen temperaturat e ajrit.
Peizazhi i këtyre Bjeshkëve të kësaj zone, bëhet edhe më interesant kur në të, brenda një dite të vetme, gërshetohen tri stinët e vitit: pranvera, vera e dimri.
Parku Kombëtar i Sharrit ka një sipërfaqe prej 53.272 ha dhe përfaqësohet nga mbi 1500 specie të bimëve vaskulare, Fauna me një shumëllojshmëri gjitarësh, zogjsh, zvarranikë, amfibe e disa lloje të peshqve.
Ky vargmal shtrihet me Shqipërinë verilindore, Kosovën juglindore dhe Maqedoninë e Veriut në veriperëndim.
Në këto ditë të nxehta të verës, kjo zonë vizitohet nga turistë të shumtë, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e shtete të tjera.
Të shumtë janë shqiptarët që preferojnë të qëndrojnë në zonën e Gurit zi në Zaplluzhe.
Që prej kësaj zone vizitorët largohen me shumë mbresa, jo vetëm për njerëzit punëtorë, patriotë të shquar, por edhe me pasqyrimin e realitetit për atë që i ka falur natyra trojeve shqiptare. /abcnews.al/

