Unai Simon ishte heroi i Spanjës ndaj Zvicrës duke pritur dy nga katër penalltitë që i shkuan në portë në atë fund ndeshje. Pas të tilla sfidave prapaskenat janë gjithmonë interesante dhe një e tillë është zbuluar.
Trajneri Luis Enrique dhe Unai Simon kanë biseduar para gjuajtjeve të 11 metërshave dhe trajneri ka parashikuar qartë sesa penallti do presë lojtari i tij. Në fakt Enrique ia ka drejtuar si detyrë Simon pritjen e të paktën 2 penalltive.
“Do ndalosh të paktën dy penallti me madhësinë e trupit tënd dhe cilësitë që zotëron”, i tha Enrique portierit, që në fakt bëri gjithçka mirë dhe u shpall njeriu më i mirë i ndeshjes, megjithëse vetë ai tha se atë çmim e meritonte Sommer. /abcnews.al