Belgjika nuk ia doli të evitojë humbjen me Italinë (2-1) në raundin çerekfinal dhe i dha fund aventurës në Euro 2020. Zhgënjim i madh te “Djajtë e Kuq”.
Trajneri Roberto Martinez nuk e fsheh mërzitjen, teksa nuk ka asnjë kritikë për skuadrën e tij, që bëri të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kombëtares së kaltër.
“Është e vështirë të flasësh në këto momente për të ardhmen, ‘plaga’ e eliminimit është akoma e freskët. Jam i mbushur me emocione, kështu që dua ta analizoj me qetësi këtë turne.
Italia luajti shumë mirë dhe e meritoi, urime për kualifikimin. Paavarësisht humbjes, tifozët belgë duhet të jenë krenarë për ne.
Lojtarët e mi nuk bënë asnjë gabim, por nuk ia dolëm dhe ndjejmë vetëm zhgënjim e trishtim“, deklaroi trajneri i Belgjikës pas humbjes me Italinë e Mancinit. /abcnews.al