Roberto Mancini, pas kualifikimit të Italisë në gjysmëfinale të EURO 2020, deklaroi: “Shënuam dy gola, por mund të shënonim më tepër. Fitorja ishte plotësisht e merituar. Spanja është kundërshtari i radhës dhe sa më përpara të shkosh, edhe më e vështirë bëhet. Sonte gjithsesi duhet të mendojmë për lojën e bërë dhe fitoren.
Të mundësh një ekip si Belgjika të duhet një ndeshje e mrekullueshme nga të gjithë dhe kjo është saktësisht ajo që ndodhi sonte. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Normalisht vuajtëm pak 10 minutat e fundit, pasi me të vërtetë ishim të lodhur.
Mund të kishim shënuar gol tjetër më parë. Në 25 minutat e para nuk mendoj se jemi vuajtur. Kishte raste nga të dyja krahët dhe ishte një ndeshje e hapur. Vetëm në 10 minutat e fundit vuajtëm, kur Belgjika nisi të luante me topa të gjatë.
Ne nuk kemi pasur asnjë objektiv minimal. Donim vetëm të bënim më të mirën tonë. Janë edhe dy ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë. Ta shijojmë fitoren dhe pastaj do mendojmë për Spanjën. Urime djemve, bënë një punë fantastike”. /abcnews.al