Kancelarja gjermane Angela Merkel, u takua me kryeministrin britanik Boris Johnson, ndërsa dha ” dritën jeshile ” për udhëtimin e britanikëve plotësisht të vaksinuar në Bashkimin Europian.
“Në të ardhmen e afërt, britanikët që kanë marrë dy doza do të udhëtojnë përsëri pa qenë e nevojshme të futen në karantinë, ” tha Angela Merkel. “Është e mrekullueshme, duket sikur është bërë progres,” shtoi Boris Johnson.
Kufizimet e udhëtimit ishte çështje kryesore në axhendën e takimit, ndërsa Angela Merkel ditët e fundit kishte propozuar ndalim të hyrjes së britanikëve në Evropë, për shkak të përhapjes së gjerë të mutacionit Delta. Angela Merkel po bën vizitën e saj të 22-të në Britani dhe e fundit si kancelare në 16 vjet. /abcnews.al