“Po foli i fundit”, Stresi publikon diss-in e shumëpritur ndaj kundërshtarëve

schedule19:20 - 2 Korrik, 2021

schedule 19:20 - 2 Korrik, 2021

Dy javë pas duetit me Ish, Stresi sapo ka publikuar projektin më të ri. Kënga mban titullin “Po foli i fundit” dhe ashtu siç pati paralajmëruar prej kohësh reperi, është një diss ndaj disa reperëve me të cilët ka patur përplasje.

Megjithëse, reperi nuk përmend emra, mes rreshtash ai lë të kuptohet se mes artistëve që i drejtohet me diss, i referohet dhe Getoar Selimit. “Marre nuk të vjen, i thu vetit ma i madhi n’vend, i dole Ledrit dëshmitar, qysh tash pse po rren.”, thotë ndër të tjera Stresi.

Kënga është punuar nga producenti Enes Qosa. Ndërsa klipi 6 minutësh është realizuar në Londër, ku reperi ndodhet prej disa muajsh. Kënga ka marrë mbështetje të madhe ndërsa ka vetëm pak minuta që është publikuar në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!