Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Rrogozhinë.
Pas një grindje në familje, burri ka tentuar të varë gruan në litar, por bashkëshortja 35-vjeçe ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në lagjen nr. 2 të qytetit.
Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja mëson se 40-vjeçari K. Lika kishte 5 muaj që ishte liruar nga qelia i dënuar për vjedhje.
Në javët e fundit çifti kishte grindje të vazhdueshme që kulmuan ditën e sotme, kur 40-vjeçari pas sherrit tentoi që të varte gruan, G. Lika 35-vjeçe në litar.
Fatmirësisht gruaja ka arritur që të shpëtojë duke u larguar, ndërsa policia po punon për arrestimin e bashkëshortit, që tashmë do të rikthehet sërish në qeli. / Abcnews.al