Kushtetuesja bllokon ndërtimin e Teatrit të ri, reagon Basha: Gjykata foli, radhën e ka SPAK

schedule16:08 - 2 Korrik, 2021

schedule 16:08 - 2 Korrik, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që bllokon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe kalimin e tij në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Teksa ka ndarë në rrjetet sociale, foto të Teatrit që u shemb 17 Majin e kaluar, Basha shprehet se Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj dhe tashmë e ka radhën SPAK.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK! Aty ku ishte, ashtu siç ishte”, shkruan Basha.

Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!