Përfshihen nga flakët e zjarrit sipërfaqe me shkurre, pemtari dhe pyje pranë fshatit Shemri në Kurbin.
Zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët.
Gjithashtu forcat zjarrfikëse janë njoftuar për të ndërhyre në shuarjen e vatrës së zjarrit e cila favorizohet nga erërat.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa bëhet me dije se në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të zbardhur më tej detajet./abcnews.al/


