Për analistin Artur Zheji historia e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall non grata mga SHBA do të përfundojë ose tragjike ose komike.
Në studion e “Log” me Endri Xhafon, Zheji thekson se Berisha ka zgjedhur tëjetë tragjik, duke me ndjekur vetë fatin e tij. Paralajmërimin për të ardhur në krye të PD-së, analisti thotë se ishte alibi e ish-kryeministrit.
“Nëse në 2018 Berisha do të kishte problem të madh shpalljen non grata. Ai nuk ka ditur të sillet. Por historia e tij do përfundojë ose tragjike ose komike. Ai ka zgjedhur të jetë tragjik. Nëse ky nuk do ndoqte fatin e vet tragjik do të rrinte të kandidonte në krye të PD dhe e merrte prap. Ky mund të vinte dhe e merrte me kongres vendin aty. Fakti që nuk e bëri është alibi e tij. Duhet kohë për ta zbardhur. Berisha nuk e ka kundërshtuar kurrë, e ka thënë në parlament që duhet të digjen mandate. Berisha dihet që është radikal. Ai edhe kur ka qenë rasti për të bërë paqe ka bërë luftë,” u shpreh Zheji. g.v/abcnews.al