Martinez: E padrejtë të luajmë tani me Italinë! Hazard e De Bryune? Vendosin mjekët

schedule21:56 - 1 Korrik, 2021

schedule 21:56 - 1 Korrik, 2021

Belgjika është gati të përballet me Italinë. Trajneri Roberto Martinez e vlerëson skuadrën e Roberto Mancinit, ndërkohë që flet edhe për Hazard dhe De Bruyne, për të cilët thotë se janë mjekët ata që do të vendosin nëse do të luajnë apo jo.

Fantazisti i Manchester City me shumë mundësi do të jetë nga fillimi në fushë, nga se është zbuluar nga mediat në orët e fundit. Martinez, në konferencën për shtyp fillimisht deklaroi:

“De Bruyne dhe Eden Hazard janë në luftë me kohën. Nuk është një para-taktikë e imja, ju siguroj për këtë. Janë mjekët ata që do të vendosin. Eden ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të jetë e vështirë të luajë, ndërkohë Kevin ka një problem në ligamentin e gjurit. Të shohim, dëshira ime është t’i kem të dy në dispozicion”.

Më pas Martinez foli për ndeshjen: “Luajnë dy prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni. Kemi fituar 14 ndeshje mes eliminatoreve dhe Euro 2020. Është  e padrejtë të ndeshemi që në këtë fazë të turneut, por jemi gati.

Kam shumë respekt për Italinë, pasi ka kualitete individuale dhe shumë grintë e dinamizëm. Mbrojnë si skuadër dhe cilësia e tyre më e madhe është se dinë të luajnë një futboll të bukur. Meritat për këtë i shkojnë Mancinit”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!