Hapen për të gjithë udhëtarët Kapshtica e Kakavija, MEPJ: Ja çfarë duhet të keni me vete

schedule20:29 - 1 Korrik, 2021

schedule 20:29 - 1 Korrik, 2021

Ministria e Jashtme njofton se dy pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës janë hapur për të gjitha kategoritë e udhëtarëve, që duan të lëvizin drejt Greqisë. Ndërsa Pika Kufitare Qafë-Botë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet:

PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit). Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë :

• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)

• Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)

• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!