16 viktima dhe 147 të zhdukur është bilanci i shembjes së godinës në Florida të SHBA-së pak ditë më parë, teksa inxhinierët nuk përjashtojnë faktin që katastrofa të ketë ndodhur për shkak të një çarjeje të krijuar në pishinën e ndërtesës.
Lexo edhe: Tragjedia e Floridës: Pse mund të shembet papritur një godinë?
Mediat kanë publikuar pamje pak minuta përpara shembjes së godinës 12 katëshe, teksa operacionet për nxjerrjen e trupave ende vazhdojnë.
Një përdoruese e TikTok arriti që të regjistronte pamjet pak para ngjarjes tragjike në 01:18 të mëngjesit të 24 qershorit. Në pamje duket uji që rrjedh në hyrje të godinës.
Vetëm shtatë minuta më vonë, u raportua se ndërtesa ishte rrafshuar, ndërsa qindra njerëz janë nën rrënoja./ Abcnews.al