Çekia luan përballë Danimarkës takimin çerekfinal të Euro 2020. Dy kombëtaret do të ndeshjen kundër njëra-tjetrës të shtunën në Baku të Azerbajxhanit, 3 korrik, ora 18:00.
Rreth 300 ultras çekë ishin përgatitur të fluturonin me charter drejt Bakusë, por fluturimi është anuluar. Shkaku lidhet me situatën e komplikuar që ka shkaktuar pandemia në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Në vendin ku do të zhvillohet një nga katër takimet çerekfinale, janë vendosur kufizime të ashpra sa i përket Covid-19 dhe një gjë e tillë ka ndikuar që të mos ketë tifozë që vijnë nga Çekia. /abcnews.al