Manfred Weber është zgjedhur nga Partia Popullore Evropiane në kongresin e Helsinkit si kandidati kryesor për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Megjithatë sondazhet nuk tregojnë që PPE dhe socialdemokratët do të fitojnë përsëri maxhorancën.
Kongresi i Partive Popullore Evropian ka zgjedhur kandidatin e saj për Komisionin e Bashkimit Evropian, gjermanin Manfred Weber me 492 vota, e barabartë me 79.2%. Ai mundi rivalin filandez, Alex Stubb. “Kemi pasur 621 vota dhe ato të vlefshmet ishin 619. Kandidati kryesor për 2019 me 492 vota është Manfred Weber”, ishte ky njoftimi i bërë në skenën e kongresit të Helsinkit.
Njohës i madh i mekanizmave evropianë, por pa asnjë eksperiencë qeverisëse në Gjermani, Weber ka premtuar në fjalimin e tij të fundit përpara votimit se do “të ndërtojë një Evropë më të bashkuar, më protective dhe ambicioze”. Bavarezi, i cili është dhe shef i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, është shfaqur si një person i moderuar, i aftë për të tejkaluar përçarjet në këtë formacion politik, që po humbet terren kundër populizmit në sajë të krizës me emigrantët. Detyra e Presidentit të Komisionit, e mbajtur që nga viti 2004 pa ndërprerje nga një anëtar i PPE-së, është pjesë e lojës së madhe që do të ndjekë zgjedhjet evropiane të organizuara nga 23 deri më 26 maj me rolet kyçe të institucioneve të BE-së në lojë; Parlamenti Evropian, BQE, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme.
Megjithatë Weber nuk është i sigurtë të bëhet presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Ai duhet të jetë në gjedje të mbledhë votat e familjeve të ndryshme politike që do të jenë në Parlamentin Evropian. PPE-ja dhe socialdemokratët zotërojnë aktualisht maxhorancën me 55%, por sondazhet parashikojnë fundin e këtij dominimi. Aleanca të reja duhet të formohen dhe mund t’i hapin rrugën një tjetër personaliteti që mund të korrë maxhorancën. Mes emrave që qarkullojnë është ai i eurokomisioneres për Konkurrencën, danezes Margrethe Vestager, anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe demokratëve evropianë, dhe ai i francezi Michel Barnier, zëvendëspresident i PPE dhe shef negociat i BE-së për Brexit./abcnews.al