Një oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë është vënë në pranga pasi në automjet iu gjet një sasi kokaine.
Mësohet se Elefterios Sullaj u arrestua pas një hetimi disa mujor të kryer nga SPAK, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Bashkë me oficerin e patrullës, në pranga janë vëne edhe dy personat me të cilët ai ndodhej në makinë, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa.
Arrestimi i tyre u bë mëngjesin e 1 korrikut në flagrancë në kryqëzimin e Rrugës së “Kosovarëve”. Automjeti ku u gjet sasia e kokainës drejtohej nga punonjësi i policisë Sullaj, ndërsa një prej pasagjerëve, Eris Tafa është person që ndodhej nën arrest shtëpie. s.b/abcnews.al/