Kurti: Serbia duhet të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviçit

schedule23:11 - 30 Qershor, 2021

schedule 23:11 - 30 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë u dënuan me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Kurti përmes një statusi në Twiter ka thënë se të njëjtit persona, struktura e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid edhe në Kosovë.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992.

Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij, vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i dy vendeve. “Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!