Komediani amerikan Bill Cosby ka dalë nga burgu, pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë rrëzoi akuzën e tij për abuzim seksual.
Gjykatësit thanë se ka pasur “shkelje të procesit” nga prokuroria por pranuan që vendimi i tyre ishte i pazakontë.
Cosby, 83 vjeç, prej më shumë se dy vitesh ndodhej në burg, ndërsa rrezikonte tre deri në 10 vite.
Në vitin 2018 ai u shpall fajtor për drogë dhe ngacmim të ish-basketbollistit Andrea Constand.
Cosby është i njohur më së shumti në serialin televiziv të viteve 1980 The Cosby Show dhe dikur njihej edhe si “Babai i Amerikës”.
Dhjetëra gra e akuzuan aktorin publikisht për sulme seksuale, megjithëse ai u gjykua penalisht vetëm për incidentin kundër Andrea Constand. Arrestimi i tij në 2018 u pa si një moment historik në lëvizjen #MeToo. g.v/abcnews.al