Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoferi i autobusit kapet në autostradë duke përdorur telefonin

schedule21:01 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:01 - 30 Qershor, 2021

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer autobusi i cili ka qenë duke përdorur telefonin teksa ngiste mjetin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Në njoftimin e shpërndarë për media thuhet se përdorimi i telefonit përbën rrezik të madh për të gjithë.

“Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik, në këtë rast edhe më shqetësuese kur telefoni përdoret nga shoferi i autobusit.

Policia po pranon çdo ditë e çdo natë informacione relevante nga qytetarët dhe mediat në funksion të parandalimit të aksidenteve në trafik. Ndërmarrja e masave policore dhe shqiptimi i gjobave ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e PK-së. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!