Gazetari, Naser Pajaziti: Shkupi përballë Sofjes, çfarë po ndodh?

schedule20:39 - 30 Qershor, 2021

schedule 20:39 - 30 Qershor, 2021

Vetoja e Sofjes për të bllokuar hapjen e negociatave midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, penalizoi edhe Shqipërinë.

Bullgaria ka një numër kërkesash për Maqedoninë e Veriut.

Pozicioni bullgar është që maqedonasit të njihen vetëm si nje identitet i ri maqedonas I krijuar pas luftës së dytë botërore, ndërsa gjuha maqedonase të jetë strikte e njohur si një gjuhë që buron nga bullgarishtja dhe që nënkupton një dialekt apo një të folme bullgare,” thotë për Ballkan, gazetari Naser Pajaziti.

Pajaziti thotë se nuk sheh ndonjë mundësi që Shkupi të pranojë kërkesat e Sofjes, dhe citon kryeministrin maqedonas Zaev të ketë deklaruar se nuk do të negociohet gjuha dhe kultura maqedonase.

Zgjidhja mund të shihet gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo, me presion ndërkombëtar, duke parë edhe cila do të jetë qasja e presidencës Biden lidhur me këtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!