Vincenzo Italiano është zyrtarisht trajneri i ri i Fiorentinës. Pas punës së mirë me Spezian, klubi “Vjollcë” ka menduar t’ia besojë ekipin 42-vjeçarit italian të lindur në Gjermani.
Ai ka nënshkruar një kontratë 2+1 vjeçare dhe nga nesër do të nisë nga puna në vend të Gennaro Gattuso, te Fiorentina.
“Fiorentina mund të konfirmojë se Vincenzo Italiano është zgjedhur trajner i ekipit të parë. Italiano do të marrë rolin e trajnerit nga 1 korriku i vitit 2021 dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, deri në qershor 2023, me opsion për ta zgjedhur edhe një vit tjetër.
Trajneri i ri do të paraqitet në konferencë për shtyp në javët e ardhshme. Fiorentina dëshiron ta mirëpresë Italianon në klub dhe t’i urojë gjithë të mirat në rolin e tij të ri në krye të ekipit Vjollcë”, shkruhen në njoftimin e Fiorentinës. / abcnews.al