BE: Kosova dhe 10 vende të tjera të reja në listën e udhëtimeve pa kufizime

schedule15:22 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:22 - 30 Qershor, 2021

Bashkimi evropian këtë të mërkurë ka vendosur që në listën e vendeve që do të udhëtojnë pa kufizime kanë shtuar Kanadanë dhe 10 vende të tjera në listën e tyre të destinacioneve që do të lejojnë udhëtime të panevojshme.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët e 27 vendeve anëtare miratuan shtesat gjatë takimit të sotëm dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi brenda pak ditësh.

Mbretëria e Bashkuar, një ish-anëtar i Bashkimit Evropian, ku varianti Delta ka shkaktuar një rritje të numrit të rasteve Covid-19, nuk është në listë. Mediat e huaja bëjnë me dije se vendet e shtuara së fundmi në listën e atyre që do të udhëtojnë pa asnjë kufizim janë Armenia, Azerbajxhani, Bosnje dhe Herzegovina, Brunei, Kanada, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Katar dhe Arabia Saudite.

Ai gjithashtu rekomandon që vendet e BE gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për 14 vendet në listë: Shqipëria, Australia, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re, Maqedonia Veriore, Ruanda, Serbia, Singapori, Koreja e Jugut, Tajvani, Tailanda dhe Shtetet e Bashkuara .

Përfshihen edhe rrethet administrative kineze të Hong Kongut dhe Makaos.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!